FFK reagon për arrestimin e Agim Ademit: Procedurë jo korrekte, Gjykata do të thotë fjalën e fundit

FFK reagon për arrestimin e Agim Ademit: Procedurë jo korrekte, Gjykata do të thotë fjalën e fundit

17:29, 22/03/2023

Krei i FFK-së, Agim Ademi ra në prangat e policisë së Kosovës gjatë mesditës së sotme, pasi akuzohet për abuzim me detyrën dhe shmangie nga taksat.

Institucioni drejtues i futbollit në Kosovë, doli pak më vonë në një konferencë zyrtare për shtyp, ku foli për gjendjen e ekipit në prag të ndeshjes me Izraelin dhe arrestimin e kreut të FFK-së.

Për çështjen e fundit, zyrtarë të FFK-së deklaruan se janë në mbështetje të drejtësisë, por kontestuan ashpër mënyrën sesi ndodhi arrestimi i Agim Ademit dhe praninë e hetuesve në ambientet e hotelit ku është grumbulluar kombëtarja.

“Ne jemi për zbatimin e ligjit dhe që drejtësia të bëjë punën e saj. Ne nuk jemi dakord me mënyrën si është vepruar, në një moment mjaft të rëndësishëm për Kombëtaren, që po përgatitet për ndeshjen me Izraelin. Kombëtarja është shqetësuar jo pak gjatë ditës së djeshme në hotel dhe kjo ishte e tepërt. Ne besojmë te Gjykata, që do të thotë fjalën e fundit dhe do të bashkëpunojmë ngushtë me drejtësinë.

Më vjen mirë që lojtarët janë në formë të mirë dhe përgatitjet po shkojnë në mënyrën e duhur. Shpresoj që kjo sfidë të na bashkojë dhe të na forcojë edhe më shumë, që të marrim më të mirën në këto dy ndeshje vendimtare për rrugëtimin tonë drejt Europianit”, tha Sekretari i FFK-se, Taulant Hodaj.

I pyetur në lidhje me anulimin e stërvitjes së pasdites, Muharrem Sahiti deklaroi se nuk ishte e planifikuar një e tillë, teksa tha se janë marrë masat që futbollistët të jenë të përqendruar te ndeshja me Izraelin.

“Natyrisht që nuk ishte gjë e mirë, prania e aq shumë njerëzve në hotelin ku ishim të grumbulluar, pasi shkakton shqetësim dhe shpërqendrim te futbollistët. Sot pasdite nuk kishim të planifikuar stërvitje, por kemi marrë të gjithë masat, që futbollistët të jenë të përqendruar vetëm te ndeshja me Izzraelin dhe të mos ndikohen nga zhvillimet e tjera”, tha Muharrem Sahiti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco