Laporta takohet me babanë e Messit, çfarë po 'gatuhet' në prapaskenë?

Laporta takohet me babanë e Messit, çfarë po 'gatuhet' në prapaskenë?

18:16, 22/02/2023

Pasi Leo Messi u shfaq në Barcelonë për darkë me miqtë e tij Busquets dhe Jordi Alba, programi “Tot Costa” në Catalunya Ràdio zbuloi se Joan Laporta, president i Barçës, është takuar me Jorge Messin, babanë e “yllit” aktual të PSG-së.

Në takimin në fjalë, sipas informacioneve të sipërpërmendura, të dy folën për të ardhmen e lojtarit, të cilit i përfundon kontrata më 30 qershor.

“Pleshti” nuk e ka rinovuar kontratën me parizienët, ndaj te Barça kanë të drejtë të ëndërrojnë kthimin e tij në “Camp Nou”.

Laporta nuk kanë dashur të mbylle derën për një rikthim hipotetik të Messit në klubin e Barçës. Edhe pse babai i Leos ka shprehur dyshimet e tij, mundësia e kthimit të shtatë herë fituesit e Topit të Artë është reale.

Ky takim mes Joan Laportës dhe Jorge Messit do të rihapë debatin për rikthimin e Messit, i cili, nëse do të vendosë të ribashkohet me “blaugranat” do të duhet të pranojë një ulje të ndjeshme të pagës.

Hapi i parë tashmë është hedhur, takimi mes Laportës dhe babait të Leos mund të jetë jetik për të rivendosur lidhjet mes tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco