Juve luan fatet e Europës përballë Nantes, Allegri merr vendimin për Chiesan dhe Pogba

Juve luan fatet e Europës përballë Nantes, Allegri merr vendimin për Chiesan dhe Pogba

18:07, 22/02/2023

Dhimbje koke për Max Allegrin në prag të sfidës ndaj Nantes. Tekniku i bardhezinjve duhet të bëjë llogaritë pa një prej lojtarëve kryesorë të skuadrës, Federico Chiesa.

Ky i fundit ka punuar i diferencuar nga grupi në stërvitjet e fundit dhe nuk është në formën e tij më të mirë. Për këtë arsye, Allegri ka vendosur që mos ta grumbullojë për në sfidën delikate ndaj Nantes e cila do të vendosë edhe fatin e Juventusit në Europa League.

Lajme të mira megjithatë për Paul Pogba i cili për të dytën ditë radhazi është stërvitur plotësisht me grupin dhe numërimi mbrapsht për rikthimin e tij në fushë tashmë ka filluar. Megjithatë, edhe mesfushori francez nuk është grumbulluar për sfidën ndaj Nantes, por objektivi është që të jetë pjesë e skuadrës në derbin ndaj Torinos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco