Shëndrrimi i Carragher: Nga festimi, zemërimi dhe më në fund trishtimi, futbolli është emocion i pastër

Shëndrrimi i Carragher: Nga festimi, zemërimi dhe më në fund trishtimi, futbolli është emocion i pastër

16:39, 22/02/2023

Komentatori ekspert i ndeshjes mes Liverpoolit dhe Real Madridit ishte futbollisti legjendar i “tw kuqve”, Jamie Carragher dhe në internet u publikua një video e të gjitha reagimeve të tij për shtatë golat e shënuar në Anfield.

Nga euforia në fillim dhe festimi i madh për shkak të golave ​​të Liverpool-it, përkatësisht Nunez dhe Salah, Carragher përfundoi i dëshpëruar dhe plotësisht i trishtuar dhe i zhgënjyer për shkak të përmbysjes së madhe të Realit.

E ndërsa reagoi ashpër ndaj dy golave ​​të parë të Klubit Mbretëror, në pjesën e dytë ishte krejtësisht i qetë dhe vetëm shikonte me zhgënjim se çfarë po ndodhte me lojtarët e ish-klubit të tij në fushë. Pas golit të pestë, atij të shënuar nga Karim Benzema, ai vetëm shikoi poshtë.

Carragher kaloi nga festimi në zemërim dhe trishtim dhe si dukej saktësisht dhe si duket shembulli më i mirë i një transformimi emocional, shikoni në video.

Kujtojmë se Reali triumfoi me rezultat 5-2 dhe fitoi një avantazh të madh para ndeshjes së kthimit në Madrid, dhe humbja e mbrëmshme nga Liverpool ishte më e rënda në historinë e Champions League për Reds, duke qenë se ata pësuan pesë gola për herë të parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco