Vdes ish hendbollisti i Kosovës

Vdes ish hendbollisti i Kosovës

16:42, 22/02/2023

Ditën e sotme ka vdekur ish henbollisti kosovar, Hysni Qerimi.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës.

”Sot ndërroi jetë Hysni Qerimi, ish lojtar i KH VJOSA, pastaj trajner i gjeneratës së artë të Hendbollit Shtimjan, arsimtar i edukatës fizike dhe promotor sportit te gjeneratat e reja.

Hysni Qerimi ishte mësimdhënës i Edukatës Fizike në Shkollën Fillore “Emin Duraku” në Shtime, ishte dhe promovues i lojës së hendbollit tek gjeneratat e reja sidomos në konkurrencën e femrave, ku në vitin 1993 (pas 17 vite) riaktivizoj klubin e femrave “VJOSA” në kuadër të shkollës së Hendbollit.

Me vdekjen e tij KH Vjosa humbi një anëtarë të devotshëm, Federata e Hendbollit një aktivist kurse qyteti i Shtimes humbi një pedagog e punëtor sportiv.

FHK i shpreh ngushëllime të sinqerta KH Vjosa, qytetit të Shtimes dhe familjes Qerimi.”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco