VIDEO/ Futbollisti që belbëzon kapërcen frikën dhe jep intervistë pas triumfit të Watfordit

VIDEO/ Futbollisti që belbëzon kapërcen frikën dhe jep intervistë pas triumfit të Watfordit

16:06, 22/02/2023

Mesfushori i Watford, Ken Sema, ishte protagonist në fitoren 3-2 që skuadra e tij arriti përballë West Brom në Championship duke shënuar dy gola.

Pas përfundimit të ndeshjes, 29-vjeçari suedez dha një intervistë për kanalin zyrtar të klubit, edhe pse vuan nga belbëzimi.

Intervista u bë menjëherë virale në rrjet, ku të gjithë filluan të mbështesnin Semën, i cili u quajt dhe si frymëzim për të gjithë ata që vuajnë nga e njëjta gjë.

“Ka qenë një kohë e gjatë me lëndimin dhe këto gjëra, prandaj jam i lumtur me golat dhe jam i lumtur me fitoren. Ishte një ndeshje që duhej fituar patjetër dhe ishte natë e mrekullueshme”, ka thënë ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco