Mbyllen pjesët e para në Superligë, tri ndeshjet në barazim

Mbyllen pjesët e para në Superligë, tri ndeshjet në barazim

14:01, 22/02/2023

Janë mbyllur pjesët e para të tri ndeshjeve të xhiros së 21-të të Superligës së futbollit, të cilat po luhen sot.

Vëmendja e të gjithëve është tek derbi i kësaj mesjave mes Prishtinës dhe Dritës.

45 minutëshi i parë i këtij dueli përfundoi baras, 1:1”.

Kryeqytetasit avancuan të parët me amerikanin, Jalen Aleix Blesa, i cili shënoi pas një depërtimi të bukur.

Gjilanasit e shënuan paraprakisht një gol, në ndeshjen që po luhet në Lipjan, por ai iu anulua për pozitë jashtë loje.

Por, megjithatë ata e gjetën golin e barazimit në fund të pjesës së parë përmes Besnik Krasniqit, i cili shënoi nga penalltia pasi më parë 11 metërsh shkaktoi portieri i prishtinasve, Nika.

Edhe duelet tjera të ditës së sotme në pjesën e parë u mbyllën baras, 1:1.

Gjilani kaloi i pari në epërsi me Drenicën me Shend Kelmendin, por Kuqezinjtë nivelizuan gjithçka me Dervishajn në fund.

Edhe Malisheva kishte epërsi me Ferizajn falë golit të Mustafës, por ferizajasit i barazuan shifrat në fund me Halilin. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco