Mesfushori i Dortmundit dhe një skocez, Milani bën gati planin e merkatos

Mesfushori i Dortmundit dhe një skocez, Milani bën gati planin e merkatos

11:19, 22/02/2023

Mahmud Dahud është një nga objektivat për Milanin në merkaton e verës. Kështu raporton ‘Sport1’, duke saktësuar se mesfushori i Dortmundit që nga viti 2017, do të largohet kur t’i skadojë kontrata më 1 korrik.

Në Serinë A, megjithatë, edhe Napoli e pëlqen djaloshin e lindur në Siri, ndërkohë që ka edhe dy mundësi të tjera për të: një në Spanjë, ku e kërkon Sevilja dhe një në Angli, ku Lesteri raportohet si klubi më i interesuar.

Ajo që mund t’i bëjë skeptike të gjitha palët është se si Dortmundi e lejon të largohet duke e njoftuar që prej sezonit të kaluar se ky aktuali do të ishte i fundit në “Signal Iduna Park”.

NJË SKOCEZ – Një emër i ri i kombinuar me Milanin për seancën e merkatos së verës. Bëhet fjalë për Ljuis Ferguson. I lindur në vitin 1999, mesfushori skocez u ble tek Aberdini nga Bolonja në korrikun e vitit të kaluar për 3.5 milionë euro.

Image

Interesimi i kuqezinjve për numrin 19 të skuadrës së Tiago Motës është zbuluar nga menaxheri i lojtarit, Bill Mekmurdo.

Në fakt, duke folur për ‘Off The Record’, ai tregoi: “Ka interes nga Milani dhe Juventusi. Bolonja është e hapur për gjithçka. Kam njerëz që punojnë për mua në Itali dhe ata kanë marrë karrë kërkesa. Mendoj se do të kërkohen të paktën 9 milionë euro”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco