Dueli i spektaklit në Champions League/ Liverpool-Real Madrid, Klopp dhe Ancelotti rreshtojnë titullarët

Dueli i spektaklit në Champions League/ Liverpool-Real Madrid, Klopp dhe Ancelotti rreshtojnë titullarët

19:55, 21/02/2023

Është ndeshja më spektakoalre kësaj të marte, që na kujton finalen e vjetshme të Champions League. Real Madrid do të përballet me Liverpool në Anfield në orën 21:00 në ndeshjen e parë të raundit të 1/16-ave të Champions.

Pasi e mbylli në vendin e parë përpra Leipzigut, klubi nga kryeqyteti spanjoll, aktualisht i dyti në La Liga me tetë pikë pas Barçës, dëshiron triumfin ndaj skuadrës angleze. Nga ana e tyre, “të kuqtë”, të cilët mbeten në dy suksese radhazi në kampionat, përfunduan në vendin e dytë në grupin e tyre pas Napolit dhe janë prapa në Premier League (e teta, shtatë pikë nga vendi i 4-të).

Për këtë ndeshje, Carlo Ancelotti do të hedh në fushë formacionin tradicional 4-3-3 me Valverde, Camavinga dhe Modric në mesfushë. Jahtë fushës ndaj Osasunas këtë fundjavë, Karim Benzema është në sulm përkrah Rodrygo dhe Vinicius. Nga ana e Liverpoolit, Salah do të drejtojë sulmin e Reds së bashku me Gakpo dhe Nunez.

Formacionet zyrtare:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco