Benzema do të qëndrojë në Real edhe për sezonin e ardhshëm, thotë Ancelotti

Benzema do të qëndrojë në Real edhe për sezonin e ardhshëm, thotë Ancelotti

23:46, 10/02/2023

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, konfirmoi se Karim Benzema do të qëndrojë në klub për sezonin 2024, me marrëveshjen e tij që skadon në qershor.

Kontrata aktuale e Benzemas përfundon në fund të këtij sezoni, por lojtari nuk ka dhënë asnjë indikacion se ka në plan të largohet.

Ancelotti pret të ketë francezin në skuadrën e tij sezonin e ardhshëm në Santiago Bernabeu, duke theksuar se kontrata e tij që skadon nuk është asgjë për t’u shqetësuar.

“Është një temë që duhet diskutuar me qetësi. Mosha e Karimit dhe performanca e Karimit duhet të merren parasysh”, tha Ancelotti në një konferencë për shtyp.

“Benzema është numri ynë nëntë. Pas Kupës së Botës ai po bën shumë mirë dhe mendoj se edhe sezonin e ardhshëm, ai do të bëjë shumë mirë”.

Benzema, fituesi në fuqi i Topit të Artë, ka qenë një pjesë vendimtare e suksesit të Madridit në vitet e fundit, shkruan Goal, përcjell Klankosova.tv. Ai ka vazhduar formën e tij këtë vit, duke shënuar nëntë herë në 12 ndeshje në La Liga.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco