Vendoset paqja mes Neuer dhe Nagelsmann, Bayerni gjobit portierin

Vendoset paqja mes Neuer dhe Nagelsmann, Bayerni gjobit portierin

22:17, 10/02/2023

 

Një javë pas deklaratave të bujshme të Manuel Neuer, që kishin vënë në dyshim qëndrimin e tij te Bayerni i Mynihut për shkak të largimit nga klubi të përgatitësit të portierëve Toni Tapalovic, ka ardhur edhe pajtimi mes portierit gjerman dhe trajnerit Julian Nagelsmann.

Sipas “Sport Bild”, ka qenë klubi që ka dashur të ketë një takim mes dy protagonistëve për ti dhënë fund “luftës” që kishte lindur kohët e fundit.

Drejtuesit e klubit bavarez kanë vendosur që të gjobisin Neuer me një shumë të majmë për dëmtimin që pësoi në ski, që do ta mbajë larg fushës për një kohë të gjatë. Portierit do ti mbahen 1.6 milionë euro nga paga

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco