'Jam i lumtur që klubi e bleu', trajneri i Sasuolos flet me superlativa për Bajramin: Ka kualitet, pres shumë nga ai

'Jam i lumtur që klubi e bleu', trajneri i Sasuolos flet me superlativa për Bajramin: Ka kualitet, pres shumë nga ai

13:13, 03/02/2023

Sassuolo do të ndeshet këtë fundjavë me Atalantën në shtëpi dhe pritet që të debutojë dhe Nedim Bajrami me skuadrën e tij të re.

Trajneri i Sasuolos, Alessio Dionisi, u ndal dhe te fantazisti shqiptar gjatë konferencës për shtyp, për të cilin u shpreh se do ta ndihmojë shumë skuadrën.

“Bajrami ka një kualitet të ndryshëm nga lojtarët tonë ofensivë. Jam gjithashtu i bindur se ai do të bëjë mirë. Ai kishte një kampionat të shkëlqyer me Empolin sezonin e kaluar. Jam shumë i lumtur që klubi e bleu. Ne humbëm një lojtar të jashtëzakonshëm si Traore, por morëm lojtarin e duhur për ta zëvendësuar. Bajrami duhet të jetë i gatshëm, jo për mua, por për shokët e tij të skuadrës dhe këta do ta ndihmojnë atë. Jam i sigurt që ai do t’i japë një dorë ekipit”, u shpreh Dionisi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco