Ish-presidenti i Barcelonës: Në burg e kuptova pse na dhanë prezervativë dhe vazelinë

Ish-presidenti i Barcelonës: Në burg e kuptova pse na dhanë prezervativë dhe vazelinë

15:32, 01/02/2023

Ish-presidenti i Barcelonës Sandro Rosell kaloi dy vjet burg për pastrim parash gjatë drejtimit të klubit. Rosell e vuajti dënimin në burgjet e Barcelonës dhe Madridit. Ai e mori klubin në vitin 2010 nga Joan Laporta dhe më pas nisën të vinin akuzat. Gjithçka rezultoi me një dënim me burg gjashtë vjet më parë dhe Rosell zbuloi për mediat spanjolle se si është të jesh në burg.

“Më kërcënuan shumë herë, por shokët e qelisë më mbrojtën disa herë. Ata donin të më rrihnin disa herë. Herën e parë në Madrid sepse një nga të burgosurit e shqetësonte fakti se isha katalanas dhe herën e dytë sepse isha president i Barcelonës, pr në të dyja rastet më kanë mbrojtur dhe nuk më kanë kërkuar gjë në këmbim.

Në burgun e Barcelonës, u miqësova me një person që ishte “mbreti i ciganëve”. Një person i grupit të tij më foli një herë keq dhe “mbreti” i tha vetëm disa fjalë dhe gjithçka mori fund. Në madrid më mbronin më së shumti kolumbianët. Në burg ndodhnin incidente të përditshme. Më kujtohet një herë kur njëri prej tyre mori një thikë dhe ia futii në dorë një tjetri vetëm se i kishte borxh një Coca-Cola.

Nuk mbaj mend në jetën time që të kem qarë më parë, por e kam bërë shpesh në burg. Do të ndihesha më mirë më vonë. Kanë qenë momente të ndryshme dhe disa edhe të bukura. Mëson shumë për jetën kur përfundon në të tilla një vend”, thotë ish-presidenti i Barcelonës.

Ai gjithashtu ka deklaruar se ishte shokuar kur i dhanë katër prezervativë dhe vazelinë në hyrje të burgut.

“Po, është e vërtetë që e merr kur futesh në burg. Nuk të kërkon njeri, ta japin në hyrje. Nuk e kuptova në fillim, por më pas kuptova gjithçka. Ka shumë akte homoseksuale në burgje edhe nga njerëz që nuk janë të tillë”, përfundoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco