Bylbyl Sokoli do të jetë trajner i FC Malishevës.
Burime të Syri.net Kosova kanë bërë të ditur se Sokoli veçse ka nënshkruar kontratën, teksa nesër pritet edhe prezantimi i tij në skuadër.
Syri.net Kosova ka kontaktuar edhe me vet Sokolin për të konfirmuar këtë lajm, megjithatë i njëjti duke mos dhënë detaje u shpreh se nesër do të takohet me presidentin e skuadrës, raporton Syri.
"Nesër do të takohem me Presidentin...", u deklarua shkurt trajneri.
Trajneri i deritanishëm Sami Sermaxhaj është larguar dje nga stërvitja te Malisheva, dhe kësisoj nuk do të jetë trajner për stinorin pranveror.
Malisheva në Superligën e Kosovës renditet në vendin e tetë me 19 pikë të grumbullura nga 18 ndeshje.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: