Faza e parë e Botërorit në Katar përfundoi me ndeshjet e raundit të tretë në grupin G dhe tashmë zyrtarisht janë mësuar të gjitha çiftet e 1/8-ave.
Ndeshja e parë e kësaj faze do të luhet të shtunën, në orën 16:00, ku do të takohen Holanda dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa Argjentina dhe Australia do të luajnë në orën 20:00.
Të dielën na presin dy duele të tjera, i pari do të luhet nga Franca dhe Polonia në orë 16:00 dhe më pas në orën 20:00 në fushë do të dalin futbollistët e Anglisë dhe Senegalit.
Të hënën, Japonia dhe Kroacia takohen në orën 16:00, ndërsa Brazili dhe Koreja e Jugut do të luajnë në mbrëmje.
Ndeshjet e fundit të 1/8-ave zhvillohen të martën, kur në orën 16:00 do të luajnë Maroku dhe Spanja, dhe këtë fazë të Botërorit në Katar do ta përfundojnë me ndeshje në orën 20:00 nga futbollistët e Portugalisë dhe Zvicrës.
Të gjitha çiftet e 1/8-ave dhe orari i ndeshjeve:
3 dhjetor
Holandë - Shtetet e Bashkuara të Amerikës (16:00)
Argjentinë - Australi (20:00)
4 dhjetor
Angli - Senegal (16:00)
Francë - Poloni (20:00)
5 dhjetor
Japoni - Kroaci (16:00)
Brazil - Kore e Jugut (20:00)
6 dhjetor
Marok - Spanjë (16:00)
Portugali - Zvicër (20:00)
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: