Adidas: Zyrtarisht Ronaldo s’pati asnjë prekje të topit në golin e parë mbrëmë

Adidas: Zyrtarisht Ronaldo s’pati asnjë prekje të topit në golin e parë mbrëmë

15:14, 29/11/2022

Cristiano Ronaldo s’kishte asnjë kontakt me topin në golin e parë të Portugalisë mbrëmë kundër Uruguait dhe se goli i takon Bruno Fernandes.

Kështu ka bërë të ditur “Adidas”, përmes një njoftimi ku tha se sipas sensorit që gjendet brenda topit, Ronaldo s’pati asnjë kontakt me topin.

Në ndeshjen mes Portugalisë dhe Uruguait, duke përdorur teknologjinë ‘Connected Ball’, brenda topit të Adidasit ‘Al Rihla’, jemi në gjendje të tregojmë definitivisht se nuk ka pasur kontakt nga Cristiano Ronaldo në golin e parë të ndeshjes. Asnjë forcë e jashtme në top nuk mund të vërehet siç tregojnë matjet dhe grafiku. Sensori brenda topit na mundëson të jemi shumë të saktë në analizat tona”, ka thënë “Adidas”.

Kujtojmë se një sensor i tillë gjendet brenda topit edhe për t’i ndihmuar teknologjisë VAR për pozitë jashtë loje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco