Zbulohen detajet e marrëveshjes së re të Balde

Zbulohen detajet e marrëveshjes së re të Balde

11:12, 28/11/2022

Lojtari i Barcelonës, Alejandro Balde është shumë pranë rinovimit me ekipin ‘Blaugrana’.

Balde ka kontratë me Barçën deri në vitin 2024, por do vazhdojë edhe më gjatë në ‘Camp Nou’.

Është vetë lojtari që e konfirmoi atë, duke thënë se janë duke punuar për të arritur në një përfundim dhe të nënshkruajnë kontratë të re.

Gazetari i mirënjohur italian, Fabrizio Romano ka njoftuar detajet e marrëveshjes së spanjollit.

Oferta e rinovimit që Barcelona po përgatit tashmë për Alejandro Balde do të përmbajë një zgjatje kontrate pesëvjeçare, një rritje rroge dhe një klauzolë të re prej një miliard eurosh, aq sa kanë Pedri dhe Gavi.

Mbetet të shihet se kur do zyrtarizohet marrëveshja e arritur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco