Tjetër rezultat surprizë në Katar: Maroku mposht Belgjikën dhe merr kryesimin e grupit F

Tjetër rezultat surprizë në Katar: Maroku mposht Belgjikën dhe merr kryesimin e grupit F

16:01, 27/11/2022

Lojtarët e Marokut zhvilluan një ndeshje fantastike dhe mposhtën Belgjikën e favorizuar me rezultat 2-0 në ndeshjen e raundit të dytë të Botërorit në Katar.

Belgjika mposhti Kanadanë në ndeshjen e parë, por nuk festoi. Sot pamë konfirmimin se Djajtë e Kuq nuk janë në formë të mirë në Kupën e Botës.

Belgët e favorizuar kontrolluan lojën në fillim të ndeshjes, por nuk patën ndonjë mundësi të madhe. Nga ana tjetër, Maroku kërcënoi në kundërpërgjigje dhe ishte shumë më konkret.

Ra në sy gjuajtja e Hakim Ziyech nga distanca dhe gjuajtja e Achraf Hakimit në minutën e 35-të kur kaloi në krahun e djathtë, por ishte i pasaktë.

Në minutën e parë shtesë, Ziyech shënoi nga gjuajtja e lirë, por goli u anulua për shkak të pozicionit pasiv. Shoku i tij i skuadrës Romain Saiss ndërhyri te portieri Thibaut Courtois dhe ishte jashtë loje, kështu që goli u anulua me të drejtë. Pjesa e parë u mbyll pa gola.

Belgjika e shtoi presionin në pjesën tjetër të ndeshjes, por pa sukses.

Ishte minuta e 73-të kur Abdelhamid Sabiri shënoi për të kaluar në epërsi Marokun. Ai gjuajti nga goditja  e lirë dhe shënoi nga këndi i “vdekur”.

Image

Në fund të lojës, Belgjika tentoi të barazonte, por dështoi. Një kundërsulm u shndërrua në gol nga Zakaria Abukhlal për të konfirmuar triumfin dhe një tronditje të madhe në Katar.

Image

Para raundit të fundit, Maroku ka katër pikë, Belgjika tre, Kroacia një dhe Kanadaja asnjë, përkatësisht. Dy përzgjedhjet e fundit kanë një ndeshje më pak.

Image

Ky rezultat e vuri Kroacinë nën një presion të madh sepse duhet të fitojë sot. Në xhiron e fundit Maroku luan kundër Kanadasë, ndërsa Kroacia kundër Belgjikës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco