Humbja nga Ekuadori, Katari e shkroi për të keq historinë e Kupës së Botës

Humbja nga Ekuadori, Katari e shkroi për të keq historinë e Kupës së Botës

20:38, 20/11/2022

Kupa e Botës në Katar nisi me një ndeshje mes Katarit nikoqir dhe Ekuadorit, me vendasit që kanë shkruar historinë që në ditën e parë.

Kombëtarja e Katarit u bë nikoqiri i parë në historinë e këtij kompeticioni që e hapi kompeticionin me humbje.

Përpara ndeshjes me Ekuadorin, pati histori të ndryshme për “fiksimin” e mundshëm të ndeshjes mes këtyre dy skuadrave në mënyrë që Katari të festonte, por tashmë në minutat e hapjes u prezantua një histori krejt tjetër.

Edhe pse fundi i fazës së grupeve është larg përfundimit, por me të gjitha llogaritë Katari tashmë i ka dhënë lamtumirën Kupës së Botës, pasi në dy ndeshjet e ardhshme do të duhet të ndjekin mrekulli kundër Senegalit dhe Holandës, dy skuadra shumë përpara të Ekuadorit për sa i përket cilësisë.

Kjo është Kupa e Botës e 22-të radhazi, dhe Katari u bë nikoqiri i parë që nuk mori të paktën një pikë në premierën e kompeticionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco