Pacolli mban anën e Zvicrës në Kampionatin Botëror 2022

Pacolli mban anën e Zvicrës në Kampionatin Botëror 2022

15:55, 20/11/2022

Ish-Kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka komentuar nisjen e Kampionatit Botëror në Katar, përcjell Syri.net Kosova.

Pacolli tha se është mysafir i ftuar në këtë ngjarje.

Tutje ai theksoi se Katari ka rregullat e veta dhe se kushdo që dëshiron është i mirëpritur, askush nuk është i detyruar të vizitojë vendin.

Postimi i plotë:

Sot në Katar zhvillohet Kupa e Botës në futboll, një vend i bukur dhe i rregulluar. Shumë personalitete po flasin negativisht për vendin dhe bëjnë thirrje për bojkot të ngjarjes. Katari ka rregullat e veta, dhe kushdo që dëshiron është i mirëpritur, askush nuk është i detyruar të vizitojë vendin. Unë jam mysafir i ftuar dhe kam pranuar ftesën e autoriteve. Në këtë kampionat, unë bëj tifo për Zvicrën me kapitenin e ekipit, Granit Xhaka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco