Nga dasma në Katar: Ja lojtari që zëvendëson Sadio Manen te Senegali

Nga dasma në Katar: Ja lojtari që zëvendëson Sadio Manen te Senegali

15:17, 20/11/2022

24 orë plot ngjarje për Moussa Ndiaye , i cili ditën e djeshme u martua, ndërsa sot u thirr në minutën e fundit nga Senegali për të marrë pjesë në Kupën e Botës në Katar.

Lojtari i Anderlecht zëvendëson në listë të dëmtuarin Sadio Mane, i cili nuk do të jetë pjesë e skuadrës.  

Përballë këtij lajmi të tmerrshëm, mediat senegalze kishin bërë të ditur se “Topi i Artë i Afrikës”  nuk do të zëvendësohej. Megjithatë, një gjë e tillë do të ndodhë. Këtë e ka bërë të ditur presidenti i federatës senegaleze, Augustin Senghor, i cili u shpreh se Ndiaye do të zëvendësojë Manen.

 20 vjeçari, i cili më parë ka qenë pjesë e akademisë së Barcelonës, do të zbulojë për herë të parë Kombëtaren A. Mbrojtësi i majtë, pritet të mbërrijë nesër në Katar dhe do të vihet menjëherë në dispozicion të trajnerit Cisse.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco