Pioli komenton shortin që e vendosi Milanin përballë Tottenhamit

Pioli komenton shortin që e vendosi Milanin përballë Tottenhamit

21:10, 07/11/2022

Stefano Pioli ka dhënë komentet e tij lidhur me shortin e tërhequr sot.

Milani do të përballet me Tottenham Hotspur në kuadër të 1/16 të Champions League.

Për këtë përballje, Stefano Pioli ka dhënë komentet e tij, duke shprehur gjithë respektin për londinezët e drejtuar nga Antonio Conte.

“Ndeshje të vështira, ndaj një kundërshtari të fortë që drejtohet nga një trajner i madh që na njeh mirë. Në raundin e 1/16 është e paimagjinueshme të gjesh kundërshtar të lehtë, por ne do të përgatitemi në mënyrën më të mirë të mundshme. Do të jetë kundërshtar sfidues, por do të luajmë me vetëbesim”, ka thënë Pioli.

“Na duhet të luajmë mirë. Ndeshjet përgatiten me strategji dhe s’duhet të përcillen nga momente të caktuara. Të pamposhtur dhe perfektë nuk ka. Ne duam ta kalojmë raundin, dhe nëse arritëm këtu arritëm sepse kemi vlera. Numrat e Milan ndaj anglezëve janë të këqij, por duhet t’i përmbysim”, shtoi italiani.

Milan dhe Tottenham do të përballen në muajin shkurt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco