Zanetti konfirmon negociatat me Skriniar: Bisedimet po ecin mirë

Zanetti konfirmon negociatat me Skriniar: Bisedimet po ecin mirë

18:38, 07/11/2022

Inter nuk do të heq dorë lehtë nga Milan Skriniar.

Qendërmbrojtësi i Inter, Milan Skriniar është në listën e dëshirave të disa skuadrave të mëdha evropiane, por edhe Inter ka planet e veta.

Zv.Presidenti i Inter, Javier Zanetti ka dhënë së fundmi disa komente lidhur me situatën e Skriniar, duke konfirmuar mes tjerash se janë në negociata për rinovimin e kontratës.

“Ne jemi në negociata për të vazhduar kontratën e tij, me negociatat që po progresojnë mirë”, ka thënë Zanetti, transmeton lajmi.net.

“Ne shpresojmë ta mbyllim sa më shpejt”, shtoi tutje sllovaku.

Nëse Inter dështon të gjejë marrëveshje me Skriniar, PSG do të jenë skuadra favorite për të siguruar shërbimet e tij. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco