'Do kualifikohemi', Zanetti: E njoh mirë, pika më e fortë e Portos është trajneri

'Do kualifikohemi', Zanetti: E njoh mirë, pika më e fortë e Portos është trajneri

13:50, 07/11/2022

Interi do të sfidojë Porton në raundin e 1/8-ve në Champions League. Dueli i parë do të zhvillohet në “San Siro” (14-15 ose 21-22 shkurt), teksa skuadra çerekfinaliste do të përcaktohet në sfidën e kthimit pas dy javësh në Oporto.

Zv presidenti i Interit, Javier Zanetti komentoi shkurtimisht shortin, duke theksuar se në kampin zikaltër ekziston besimi se do arrihet kalimi mes tetë ekipeve më të mirë në turneun më prestigjioz për klube.

E njoh Porton, pasi Sergio Conceiçaon e kam patur shok skuadre tek Interi. Ai po bën një punë të shkëlqyer si trajneri i Portos. Kualifikimi do të varet nga gjendja që do të kemi në shkurt, por kemi respekt për të gjithë kundërshtarët.

Kualifikimi që arritëm në grupin tonë nuk ishte një mision i thjeshtë, skuadra ia doli me vetëdije dhe pjekuri. Duhet të punojmë shumë për të mbërritur në formë sa më të mirë në duelet ndaj Portos. Kemi besim se do kualifikohemi”, deklaroi ish-kapiteni legjendar i Interit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco