“Lewandowski” i Kosovës synon Real Madridin

“Lewandowski” i Kosovës synon Real Madridin

13:17, 07/11/2022

Lojtari i Ballkanit, Albion Rrahmani ka folur në lidhje me të ardhmen e tij, dhe ku synon transferimin.

Rrahmani në formë shakaje ka thënë se dëshiron të transferohet në Real Madrid.

“Ka pasur oferta, por diçka konkrete s’ka pasur, është duke punuar menaxheri, jam i fokusuar në Superligë dhe shpresojë se do të bëhet më e mira”, ka thënë Rrahmani në Sports Show.

Ai tregoi se në afatin kalimtar të janarit mund të jetë në ndonjë klub tjetër.

“Ka pasur interesim nga Belgjika, nuk ka ndodhur, tash shpresojë se do të luajë ndeshje të mira, pse jo në janar të jem në ndonjë ekip evropian”.

Rrahmani përveç që përmendi Real Madridin, ai tha se synim e ka veç të shkoj me një klub ku do të ketë hapësirë ta tregojë veten.

“Unë kisha dashtë në Real Madrid, por problem. Diku ku kam hapësirë, dhe ta tregojë veten, jo vetëm në ndonjë ekip në Evropë, por të ngrihem sa më lartë në karrierë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco