Shorti i 1/8-ve të Champions-it, skuadrat do të mësojnë kundërshtarët

Shorti i 1/8-ve të Champions-it, skuadrat do të mësojnë kundërshtarët

08:47, 07/11/2022

Faza e grupeve e kompeticioneve UEFA ka përfunduar, por mesditën e sotme, në orën 12:00, në Nion të Zvicrës, do të zbardhet rrugëtimi për fazën tjetër të Ligës së Kampioneve, Ligës së Europës dhe Ligës së Konferencës.

Të tria kompeticionet do të bashkohen nga një rregull i përgjithshëm: edhe në këtë fazë të turneut, në short nuk lejohet përplasja e skuadrave nga i njëjti shtet.

Vetëm në rastin e Ligës së Kampioneve, nuk mund të përplasen më dy skuadra që kanë qenë më parë në fazën e grupeve (për shembull, Milani nuk mund të sfidojë më Çelsin).

LIGA E KAMPIONEVE – Sytë më së shumti do të jenë të përqendruar te shorti i orës 12:00, kur 16 skuadrat më të mira të Ligës së Kampioneve do të mësojnë rivalët e ardhshëm.

Interesante do të jetë se me cilat do të përplasen PSG-ja dhe Liverpuli, të cilat papritur kanë dalë të dytat në grupet e tyre, duke bërë kështu që të ekzistojë rreziku i përplasjeve të frikshme.

Madje, sipas përllogaritjeve matematikore, ka shanse të mëdha që në 1/8-at të pritet një finale e parakohshme si Liverpool-Bayern Mynich, ndonëse gjithçka do të mësohet sot në mesditë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco