Historike - Bad News Eagles eliminon ekipin më të fortë në botë

Historike - Bad News Eagles eliminon ekipin më të fortë në botë

22:43, 06/11/2022

Bad News Eagles kanë shënuar fitore ndaj FaZe.

Ekipi shqiptar Bad News Eagles ka shkruar historinë duke eliminuar ekipin më të mirë në botë FaZe, nga turneu Major i CS:GO në Brazil.

Pas një ndeshje fantastike dhe përplot emocione ekipi Bad News Eagles ka eliminuar kampionin e Majorit të kaluar, ekipin FaZe, për të mbajtur gjallë rrugëtimin e tyre në Majorin e CS:GO në Brazil.

Ndeshja përfundoi me rezultat 2-1 me mapa në të mirë të ekipit shqiptar, pas një super rikthimi në mapin e fundit ‘Mirage’, ku fituan me rezultat 22-20.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco