Lumë golash në Champions/ Kualifikohet Milan, PSG mund Juventus por zbret në vendin e dytë

Lumë golash në Champions/ Kualifikohet Milan, PSG mund Juventus por zbret në vendin e dytë

23:17, 02/11/2022

Milani është skuadra e radhës që siguron kalimin e grupeve në Ligën e Kampioneve.

Kuqezinjtë mposht 4-0 Salzburg në shtëpi, duke e mbyllur kështu në vendin e dytë në Grupin E me 10 pikë, 3 më pak se Chelsea kryesuese që ditën e sotme mposhti 2-1 Dinamo Zagreb.

Në grupin H, Benfica shkatërroi me shifrat 1-6 Macabi Haifa në transfertë, ndërsa PSG mposhti 2-1 Juventusin. Surprizë në minutat e fundit të Grupit H të Ligës së Kampioneve, pasi Benfica i ka rrëmbyer nga duart PSG-së vendin e parë në grup dhe vazon e ekipeve të forta në shortin e fazës me eliminim direkt.

Në grupin G, Manchester City fitoi 3-1 ndaj Sevilla, ndërsa Dortmund barazoi 1-1 me Copenhagen.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco