Milani rikthehet te fitorja pas më shumë se një muaji me një goleadë ndaj Cagliarit

Milani rikthehet te fitorja pas më shumë se një muaji me një goleadë ndaj Cagliarit

22:47, 11/05/2024

Pas më shumë se një muaji, Milani rikthehet të fitojë në kampionat dhe e bën këtë me goleadë ndaj Cagliarit, të cilit iu imponua me rezultatin 5-1.

Sardët e Ranierit, të cilët janë ende në garë për mbijetesën, rezistuan vetëm 36 minuta në “San Siro”, pasi Bennacer shënoi golin e avantazhit për Milanin, ndërsa në fillim të pjesës së dytë Pioli hodhi në fushë emra si Leao, Tomori e Okafor.

Në 45 minutëshin e dytë kuqezinjtë shënuan plot 4 gola, dy me Leaon dhe dy me Pulisiç, ndërsa Cagliari gjeti golin e vetëm me anë të Nandez, duke u larguar pa pikë nga Milano.

Kuqezinjtë e Piolit janë shumë pranë sigurimit edhe matematikisht të vendit të dytë, ndërsa Cagliari do të duhet të luftojë deri në fund për të qëndruar në elitën e futbollit italian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco