A do të luajë në Kupën e Botës? Heung-Min Son i nënshtrohet një operacioni

A do të luajë në Kupën e Botës? Heung-Min Son i nënshtrohet një operacioni

22:22, 02/11/2022

Sulmuesi i Tottenham, Heung-Min Son do t'i nënshtrohet një operacioni për të stabilizuar një frakturë rreth syrit të tij të majtë, pasi u dëmtua në fitoren 2-1 të së martës ndaj Marseille.

Son pësoi dëmtimin në pjesën e parë në triumfin me përmbysje në Francë, e cila siguroi që Spurs të kualifikoheshin në fazën eliminatore të Champions League në krye të grupit.

Spurs nuk kanë dhënë asnjë afat kohor për rikthimin e futbollistit koreano-jugor përpara Kupës së Botës.

Një deklaratë e lëshuar nga klubi të mërkurën në mbrëmje thuhej:  

“Mund të konfirmojmë se Heung-Min Son do t'i nënshtrohet një operacioni për të stabilizuar një frakturë rreth syrit të tij të majtë. Pas operacionit, Son do të fillojë rehabilitimin me stafin tonë mjekësor dhe ne do të përditësojmë më tej tifozët në kohën e duhur” , sqarohet në komunikatën klubit anglez.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco