Champions/ Përfundojnë pjesët e para, ja rezultatet...

Champions/ Përfundojnë pjesët e para, ja rezultatet...

21:52, 02/11/2022

Kanë përfunduar pjesët e para në ndeshjet e xhiros së fundit në Champions League.

45 minutat e para të sfidës mes Juventus dhe PSG-së janë mbyllur në barazim 1-1. Fillimisht ishin parisienët që kaluan në avantazh me anë të Kylian Mbappe, i cili shënoi një gol mjaft të bukur në minutën e 13-të. Mirëpo bardhezinjtë arritën të vendosin baraspeshën në minutën e 39-të, me anë të Leonardo Bonuccit.

Milan po fiton me rezultatin 1-0 ndaj Salzburg në “San Siro”. Golin për kuqezinjtë e realizoi sulmuesi francez, Oliver Giroud në minutën e 14-të.

Chelsea arriti të përmbys që në pjesën e parë rezultatin 2-1 në ndeshjen ndaj Dinamo Zagreb. Kroatët kaluan shumë shpejt në avantazh me anë të Petkovic (minuta 7), mirëpo “Blutë e Londrës” arritën të përmbysin gjithçka, falë golave të Sterling (minuta 18) dhe Zakarias (minuta 30).

Të gjitha rezultatet e ndeshjeve:

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco