Champions/ Leipzig kualifikohet në 1/8-tat, Modric hyn në histori në triumfin e Realit

Champions/ Leipzig kualifikohet në 1/8-tat, Modric hyn në histori në triumfin e Realit

20:38, 02/11/2022

Lojtarët e Leipzig u kualifikuan në fazën e 1/8-tat e Ligës së Kampionëve pasi mposhtën me rezultat 4-0 Shakhtar Donetsk në ndeshjen vendimtare në Grupin F si mysafirë.

Ukrainasit i luajnë ndeshjet e tyre në shtëpi në Varshavë dhe kishin nevojë për një fitore për të avancuar më tej, por në vend të kësaj ata përjetuan një humbje të thellë. Leipzig konfirmoi forcën dhe me golat e Nkunku, Silva, Szoboszlai dhe Olmo arriti një fitore bindëse dhe vendin e dytë në grup.

Vendin e parë e konfirmoi kampioni aktual i Europës Real Madrid me fitoren 5-1 ndaj Celtic.

Në pjesën e parë, pamë tre penallti të akorduara nga gjyqtarja franceze Stephanie Frappart. Modric  dhe Rodrygo shënuan për Realin, ndërsa gjuajtja e Juranovicit nga pika e bardhë u prit nga Courtois.

Image

Me këtë gol, në moshën 37 vjeç e 54 ditë, Luka Modric u bë lojtari më i vjetër që ka shënuar gol nga pika e bardhë në një ndeshje të Champions League.

Në vazhdim Asensio, Vinicius Jr konfirmuan fitoren e Realit dhe Valverde, ndërsa humbja e Celtic e zbuti Jotin për finalen 5-1.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco