‘Messi nuk fjeti për një vit prej asaj ndeshje’

‘Messi nuk fjeti për një vit prej asaj ndeshje’

19:04, 02/11/2022

Si të gjithë të mëdhenjtë e futbollit, edhe Lionel Messi i mrekullueshëm kishte ditë kur asgjë nuk i shkonte. Megjithatë, një ndeshje ishte veçanërisht e vështirë për të, dhe ishte paraqitja me fanellën e Argjentinës.

Fabio Soldini, trajneri i parë i Messit që e zbuloi atë te Newell's Old Boys dhe e dërgoi në Barcelonë, zbuloi se cila ndeshje i la mbresa të këqija Messit.

Në vitin 2015, Messi e ftoi Soldinin në shtëpinë e tij në Barcelonë dhe ia hapi zemrën atij.

“Ne nuk ishim parë prej 10 vitesh dhe gjëja e parë që më tha kur u ulëm ishte: “Fabi, nuk kam fjetur për një vit për shkak të finales kundër Gjermanisë”, tha Soldini.

Në vitin 2014, Argjentina arriti në finalen e Kupës së Botës kundër Gjermanisë dhe u mund 1-0.

Soldini nuk u befasua nga kjo fjali sepse e di se sa do të thotë fanella e Gauchos për Messin.

"Argjentina është dashuria e tij më e madhe. Nuk është Newell's, as Barcelona, ​​as PSG. Ai e do kombëtaren më shumë se çdo gjë dhe çdo gjë e keqe që ndodh atje ndikon shumë tek ai. Messi shpesh kritikohet kur luan për Argjentinën, dhe ai vjen në ndeshjet e kombëtares i sëmurë, i lënduar dhe duke bërë më të mirën. I dhemb tmerrësisht kur njerëzit e kritikojnë dhe thonë se ai nuk luan për kombëtaren si për klubin. Për një gjë jam i sigurt - Messi jeton për Argjentinën dhe do të bëjë më të mirën për t'i sjellë trofeun nga Katar", tha Soldini.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco