E sulmuan me thikë, Galliani zbulon gjendjen e lojtarit të Monzas

E sulmuan me thikë, Galliani zbulon gjendjen e lojtarit të Monzas

08:53, 28/10/2022

Mbrojtësi i Monza-s, Pablo Mari mbeti i plagosur pasditen e së enjtes, pasi një person me probleme mendore plagosi 5 persona me thikë në një qendër tregtare në Milano, mes të cilëve edhe 29-vjeçarin.

CEO i Monza-s, Adriano Gallina ka shkuar në  spital pranë mbrojtësit dhe së fundmi ka reaguar për mediet, duke bërë të ditur se mbrojtësi ka marrë një plagë të thellë në shpinë, por që për fat të mirë është jashtë rrezikut për jetën.

“Lojtari ynë Pablo Mari kishte një plagë mjaft të thellë në shpinë, por që nuk dëmtoi organet vitale si mushkëritë apo ndonjë gjë tjetër, kështu që ai nuk është në rrezik për jetën.  Ai ka muskuj të lënduar, mjekët po i bëjnë qepje dhe ai është i vetëdijshëm. Më thonë se duhet të shërohet shumë shpejt,”-deklaroi Galliani.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco