Përleshje në Prishtinë para ndeshjes Ballkani-Slavia Pragë, arrestohen disa tifozë

Përleshje në Prishtinë para ndeshjes Ballkani-Slavia Pragë, arrestohen disa tifozë

20:02, 27/10/2022

Pak orë para fillimit të ndeshjes Ballkani-Slavia Praga në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës ka ndodhur një përleshje në sheshin e kryeqytetit.

Një numër i madh i forcave policore është parë në sheshin e Prishtinës, teksa ende nuk dihet se a ka të lënduar.

E rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, teksa tha se janë arrestuar tre persona, njëri prej tyre shtetas i huaj, i cili besohet të jetë tifoz i ekipit çek, Slavia Pragës.

“Nën dyshimet për përfshirje në përleshje, policia ka shoqëruar në stacionin policor tre persona të dyshuar, një nga ta shtetas i huaj”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco