Conference League/ Ballkani-Slavia Pragë, publikohen formacionet zyrtare

Conference League/ Ballkani-Slavia Pragë, publikohen formacionet zyrtare

19:57, 27/10/2022

Ndeshja e sotme mes Ballkanit dhe Slavia Pragës me shumë mundësi do të tregojë nëse kampionët e Kosovës do të kenë apo jo shanse për kualifikimin e mëtejshëm në Ligën e Konferencës, ku po marrin pjesë në fazën në grupe.

Humbja në shtëpi me Sivasporin ka komplikuar situatën, por një sukses ndaj çekëve do të bënte që skuadra të ishte në lojë deri në ndeshjen e fundit që luan kundër Cluj.

Trajneri Ilir Daja ka zgjedhur një formacion ofensiv, me treshen Korenica-Rrahmani-Krasniqi nga minuta e parë, duke tentuar që të godasë kundërshtarët që në start.

Ndërkohë, Jashanica dhe Emërllahu do të tentojnë të ndalin Peter Olainkën, kapitenin e çekëve i cili njeh mirë sidomos ish-futbollistin e Skënderbeut për shkak të viteve që ka luajtur përkrah tij te korçarët.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco