'Një torturë të shihnim bashkë ndeshjen e Interit', Laporta flet pas dështimit të Barcelonës: Tani kemi...

'Një torturë të shihnim bashkë ndeshjen e Interit', Laporta flet pas dështimit të Barcelonës: Tani kemi...

19:20, 27/10/2022

Joan Laporta nuk e ka fshehur zhgënjimin e tij pas humbjes turpëruese 3-0 të Barcelonës përballë Bayern Munich.

Katalanasit zhvilluan një ndeshje shumë të dobët dhe për këtë, presidenti i Barcelonës ia faturon një pjesë edhe faktit se ekipi kishte parë ndeshjen e Interit para se të hynte në fushë dhe e dinte që ishte i eliminuar kur nisi sfidën ndaj bavarezëve.

“Për fat të keq nuk ndodhi mrekullia. Duhet të falënderojmë tifozët pasi në një ndeshje shumë të vështirë, kanë inkurajuar lojtarët dhe skuadrën. Kemi tifozët më të mirë në botë. Ishte një ndeshje e vështirë për t’u luajtur në aspektin emocional, pasi kishim parë ndeshjen e Interit të gjithë bashkë, që për ne ishte një torturë”, theksoi ai.

“Tani duhet të shohim përpara, kemi ende La Liga dhe kompeticione të tjera, e dinim që në këtë periudhë ndërtimi do të kishte ulje dhe ngritje. Duhet të vazhdojmë të rritemi çdo ditë.

Bajerni? Një skuadër e konsoliduar dhe e fortë, një nga më të mirat në Europë. Përtej kësaj, nuk luanin për asgjë dhe mund të luanin të relaksuar dhe të rrezikonin deri në limite”, deklaroi Laporta pas sfidës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco