Barcelona mbrëmë nuk bëri as edhe një goditje drejt portës së Bayernit

Barcelona mbrëmë nuk bëri as edhe një goditje drejt portës së Bayernit

15:15, 27/10/2022

Mbrëmë Barcelona u turpërua në shtëpi, duke humbur me rezultat 3-0 nga Bayerni.

Nga statistikat, del se Barcelona mbrëmë nuk pati as edhe një goditje të vetme drejt portës së Bayernit, ndërkohë që Bavarezët patën shtatë goditje, nga ato tri të konkretizuara në gol.

Barcelona i bëri katër goditje jashtë portës, aq sa ekipi kundërshtar.

Megjithatë, Barcelona të paktën pati posedim më të madh të topit, me diferencën 52 me 48 përqind.

Me këtë humbje u rikonfirmua se katalunasit u diskualifikuan nga grupi C, për të kaluar në Europa League.

Para ndeshjes, Barcelonës vetëm se iu shuan ëndrrat për Champions League, pasi Interi korri fitore ndaj Viktoria Plzen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco