FOTO/ Dzeko prezanton djalin e tij me Lewandowskin, ja dhurata që mori nga ylli i Barcelonës

FOTO/ Dzeko prezanton djalin e tij me Lewandowskin, ja dhurata që mori nga ylli i Barcelonës

18:21, 05/10/2022

Interi ka mposhtur mbrëmë Barcelonën në Milano në kuadër të xhiros së tretë të Champions League (1:0), por humbja në derbi nuk e demoralizoi plotësisht yllin e skuadrës katalanase, Robert Lewandowski.

Pas ndeshjes në stadiumin “Giuseppe Meazza”, sulmuesi polak është takuar me kapitenin e kombëtares së Bosnjë-Hercegovinës, Edin Džeko, i cili nuk ishte i vetëm.

Sulmuesi ishte i shoqëruar nga djali i tij Dani, ndaj Dzeko shfrytëzoi rastin për ta prezantuar me Lewandowski.

Nuk kanë munguar edhe fotot të cilat do të mbeten kujtim për Danij gjatë gjithë jetës së tij, si dhe ka marrë dhuratë një fanellë të një sulmuesi të madh.Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco