Indonezi, mbi 120 të vdekur nga përplasjet në stadiumin e futbollit

Indonezi, mbi 120 të vdekur nga përplasjet në stadiumin e futbollit

09:27, 02/10/2022

Të paktën 129 persona kanë vdekur në një rrëmujë të shkaktuar gjatë ndeshjes së futbollit në Indonezi mes “Arema FC”dhe “Persebaya Surabaya”.

Kjo llogaritet si një nga katastrofat më të rënda të stadiumit në botë. E gjitha ndodhi pasi policia përdori gaz lotsjellës ndaj përkrahësve të protestuesve.

Rreth 180 persona të tjerë u plagosën në përplasje, kjo pasi ekipi “Arema FC” humbi ndaj rivalëve “Persebaya Surabaya” në provincën East Java.

Shefi i ministrit të Sigurisë së vendit tha se numri i spektatorëve e tejkaloi kapacitetin e stadiumit me rreth 4,000 njerëz.

Presidenti Joko Widodo ka urdhëruar që të gjitha ndeshjet në ligën më të lartë të Indonezisë duhet të ndalen derisa të kryhet një hetim.

Shefi i policisë, Nico Afinta, ka deklaruar se në mesin e të vdekurve janë edhe dy policë, duke shtuar se janë dëmtuar shumë makina të policisë dhe janë sulmuar policë, shkruan BBC,

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco