Buffon dominon në FIFA 23, është më i forti në Serie B

Buffon dominon në FIFA 23, është më i forti në Serie B

16:09, 26/09/2022

Edhe pse është 44 vjeç dhe një roli jo më të padiskutueshëm titullari në Parma, ku e ka konkurrent Chichizolan, Gianluigi Buffon vazhdon të jetë protagonist.

Emri i tij po merret në konsideratë, posaçërisht në video-lojëra.

Numri 1 i klubit italian në fakt është lojtari më i fortë nga ligat e dyta, në këtë rast Serie B në videolojën FIFA 23.

Buffon në fakt e ka vlerën 79, e cila ia mundëson atij t’i kalojë dy lojtarë jug-amerikanë: shokun e skuadrës, Franco Vazquez, i cili është vlerësuar me 76, por edhe lojtarin e Cagliarit, Naithan Nandez, i cili është pak më poshtë.

Në Top 10 kanë zënë vend edhe lojtarët e Genoas, Hefti, Aramu e Coda, të gjithë 74, ndërsa me një pikë më poshtë janë Romagnoli i Parlas, Haps, Busio e Johnsen të Venezias, Pavoletti, Lapadula e Pereiro të Cagliarit dhe ylli spanjoll i Comos, Fabregas.
 

\

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco