VIDEO/ Skena për përjetësinë, Nadal në lot pas lamtumirës së Federer nga tenisi

VIDEO/ Skena për përjetësinë, Nadal në lot pas lamtumirës së Federer nga tenisi

09:56, 24/09/2022

Skenat nga O2 Arena e Londrës nga ndeshja e lamtumirës së Roger Federer bënë xhiron e botës dhe do të mbahen mend gjatë. Zvicerani qau dhe nuk mundi t'i fshihte emocionet, por lotët e rivalit të tij më të madh Rafael Nadal i prekën veçanërisht të gjithë.

Tenisti zviceran dhe një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave Roger Federer  luajti ndeshjen e fundit të karrierës së tij në Laver Cup në Londër dhe i dha fund karrierës së tij madhështore duke luajtur një dyshe me rivalin e tij më të madh dhe shokun, Rafael Nadal.

Federer dhe Nadal luajtën një ndeshje kundër amerikanëve Jack Sock dhe Frances Tiafoe, në të cilën u mundën 2:1 në sete (4:6, 7:6, 11:9), por rezultati ishte krejtësisht në plan të dytë për shkak të gjithçkaje që ndodhi pas ndeshjes.

Lamtumira ishte shumë emocionuese dhe 41-vjeçari tregoi mes lotësh se ishte i lumtur pas një “udhëtimi” të mbushur me suksese të shumta.

 

 

Më pas Nadal u ul pranë Federerit në pankinë dhe qau, e kur atmosfera emocionale arriti kulmin, edhe Gjokovic nisi të qante dhe e përqafoi Rogerin dhe i dha një mirënjohje zotërinjsh.

 

 

Zvicerani fitoi 20 tituj Grand Slam dhe përfundoi si lojtari numër një në botë për gjashtë vjet. Para tij janë Rafa Nadal me 22 tituj Grand Slam dhe Novak Gjokovic, i cili ka 21. Në total ka fituar 103 turne ATP, që është më shumë se Nadal dhe Gjokovic.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco