Po shkëlqen me Celtic, gjigantët evropianë në gjurmët e djalit të Rudi Vatës

Po shkëlqen me Celtic, gjigantët evropianë në gjurmët e djalit të Rudi Vatës

15:43, 22/09/2022

Djali i legjendës ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare, Rudi Vatës, Roko, po shkëlqen me të rinjtë e Celtic, ku së fundmi ka luajtur dhe në Ligën e Kampionëve për të rinj.

Së fundmi, për 17-vjeçarin kanë ardhur disa interesime nga gjigantët e Europës.

Siç raportojnë mediat irlandeze, Liverpooli, Chelsea dhe Reali i Madridit janë vënë në gjurmët e Vatës dhe do tentojnë që të bindin Celtic për ta transferuar sa më shpejt.

Vata gjithashtu ishte pjesë e listës me lojtarët më të mirë që kanë lindur në vitin 2005.

Ai ka shënuar 4 gola dhe ka dhuruar një asist në 14 takime që ka zhvilluar këtë sezon në të gjitha kompeticionet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco