FOTO/ Liga e Kombeve, këto janë ndeshjet që do të luhen sot

FOTO/ Liga e Kombeve, këto janë ndeshjet që do të luhen sot

10:08, 22/09/2022

Liga e Kombeve është gati të luajë ndeshjet e fundit në grupe të saj për sa i përket edicionit të tretë dhe mbrëmja e sotme rezervon sfida vërtet interesante.

Në Ligën A, Grupi 1, Franca kampione në fuqi do të kërkojë që të shmangë ndonjë grup “ferri” për kualifikueset e “EURO 2024” dhe kështu do të kërkojë që të marrë fitoren përballë Austrisë në shtëpi, në mënyrë dhe që të largohet nga vendi i fundit.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Kroacia dhe Danimarka do të luajnë për vendin e parë. Nordikët kryesojnë me 9 pikë dhe një fitore do t’i siguronte atyre kreun e renditjes.

Nga ana tjetër ballkanasit nuk do të duan të dorëzohen dhe do tentojnë që t’i marrin sërish tre pikët Danimarkës, në mënyrë që ta parakalojnë në grup.

Sërish në Ligën A, por në Grupin 4, Belgjika pret Uellsin në shtëpi dhe një fitore e “Djajve të Kuq” do t’i barazonte ata në krye të grupit me Holandën, gjithmonë nëse kjo e fundit humbet në transfertë përballë Polonisë.

Në Ligën C, Grupi 1, Turqia do të mjaftohej vetëm me një pikë përballë Luksemburgut, për të siguruar ngjitjen në Ligën B. Në takimin tjetër të këtij grupi Lituania pret Ishujt Faroe.

Një tjetër kombëtare që mund të ngjitet që ditën e sotme në Ligën B është edhe Kazakistani, që nëse arrin të triumfojë përballë Bjellorusisë janë shtëpi, do të sigurojë kreun e Grupit 3. Kjo gjë mund të quhet surprizë, pasi favoriti kryesor për ta fituar këtë grup ishte padyshim Sllovakia, e cila nëse mund Azerbajxhanin do të ketë ende shpresa, gjithmonë nëse Kazakistani nuk merr tre pikët.

Në Ligën D, Grupi 1, Letonia gjithashtu mund të sigurojë ngjitjen që mbrëmjen e sotme, e cila do të mjaftohet vetëm me një barazim përballë Moldavisë së vendit të dytë.

Në përballjen tjetër të këtij grupi, Lihtenshteini i vendit të fundit do të presë Andorrën.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco