Klopp godet Barcelonën: Nëse nuk do kisha para s’do të shpenzoja asgjë

Klopp godet Barcelonën: Nëse nuk do kisha para s’do të shpenzoja asgjë

09:17, 16/08/2022

Trajneri i Liverpool është bërë menaxheri i fundit që ka thënë se ai nuk e kupton mënyrën së si po vepron në treg pa para këtë verë gjiganti katalunas.

Barcelona ka shpenzuar shumë këtë verë saqë tifozët janë befasuar, duke pasur parasysh problemet e tyre të mirë dokumentuara financiare.

I hutuar nga aktiviteti i tyre në transfere është edhe Jurgen Klopp.

Trajneri i Liverpool, i cili ka qenë trajner edhe i Robert Lewandowskit gjatë kohës së tij në Borussia Dortmund, ka thënë se ai është i befasuar së si është duke i bërë këto shpenzimet skuadra katalunase. Këto komente ai i ka bërë në një intervistë për Kicker.

Klopp konfuz nga shpenzimet e Barcelonës

“Nuk e kuptoj si shpenzon Barcelona”, tha Klopp. “Nëse ju me thoni se unë nuk kam para, nuk shpezojë asgjë më shumë. Kjo me ka ndodhur dy herë në të kaluarën kur e kisha kartën e kreditit”.

“Po e shikoj këtë si një tifozë futbolli, nuk e kuptoj”.

A është Barcelona në rrezik?

“I vetmi klub që unë e njoh se ka shitur stadiumin dhe të drejtat tjera paraprakisht ishte Borussia Dortmund”, shtoi Klopp.

“Aki Watzke hyri në lojë në sekondat e fundit dhe shpëtoi gjithçka dhe nuk e di nëse ka një Aki Watzke në Barcelonë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco