Lewandowski: U kërkoj falje tifozëve të Bayernit, por ndihem si një fëmijë me një lodër të re

Lewandowski: U kërkoj falje tifozëve të Bayernit, por ndihem si një fëmijë me një lodër të re

20:05, 09/08/2022

Në një intervistë për “Marca”, sulmuesi polak Robert Lewandowski u kërkoi edhe një herë falje të gjithë tifozëve të Bayernit për largimin nga klubi, duke shtuar se tani ndihet si një fëmijë me një lodër të re.

Lewandowski dëshironte me gjithë zemër të largohej nga Bayerni dhe të vazhdonte karrierën në Barcelonë dhe megjithëse klubi ia mbylli derën në fillim dhe kërkoi 50 milionë euro nga klubi spanjoll, në fund drejtuesit e skuadrës spanjolle paguan shumën e kërkuar dhe kështu siguruan firmën e sulmuesit polak.

 

“E di që largimi im ka prekur shumë fansa, këtë mund ta kuptoj dhe për këtë dua të kërkoj falje edhe një herë. Ishte e rëndësishme dhe e nevojshme për mua të kuptoja se jam gati për një ndryshim. Në fund të fundit, të gjithë jemi njerëz. Pas 12 vitesh në Gjermani u bë e qartë për mua se koha ime kishte mbaruar. Situata ishte e vështirë për të gjithë dhe ne duhej të gjenim opsionin më të mirë”, tha Lewandowski.

 

Pas kësaj, ai thotë se kishte shumë nevojë për një ndryshim.

 

"Kisha nevojë për një ndryshim, më duhej një udhëtim në një vend tjetër dhe një klub tjetër. Tani ndihem si një fëmijë me një lodër të re", tha Lewandowski.

 

Lewandowski shënoi 344 gola në 375 ndeshje gjatë tetë sezoneve të fundit në fanellën e Bayernit.

 

Në dy sezonet e fundit, Lewa ishte golashënuesi më i mirë në Evropë dhe fituesi i Këpucës së Artë, dhe FIFA e shpalli atë lojtarin më të mirë në botë për dy sezonet e fundit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco