VIDEO/ 'Makineria' Haaland, ylli norvegjez realizon dopietë dhe i dhuron fitoren Cityt

VIDEO/ 'Makineria' Haaland, ylli norvegjez realizon dopietë dhe i dhuron fitoren Cityt

19:33, 07/08/2022

Manchester City e nisi Premier Ligën me një ndeshje jashtë fushe kundër West Ham.

Pjesa e parë e ndeshjes West Ham-Manchester City ishte deri diku e balancuar, me skuadrat që nuk dhuruan shumë, deri në minutën e 36’, kur Haaland fitoi një penallti dhe shënoi duke i dhënë avantazhin ekipit të tij.

Në pjesën e dytë City dhuroi një panoramë krejt tjetër, duke u treguar më kërkuese e dominuese. Do të ishte po Haaland ai që do të realizonte edhe në këtë pjesë, ku pas një asisti nga De Bruyne, norvegjezi gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 65’.

22-vjeçari qëndroi në fushë deri në minutën e 77’, kur i la vendin Alvarez, me këtë të fundit që po ashtu bëri debutimin me City-n.

Ndeshja u mbyll me rezultatin 0-2 dhe përveç fitores së këtij takimi Erlind Haaland u dhuroi siguri “citizens” për golat në vazhdimësinë e kampionatit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco