Prezantimi te Barcelona, Robert Lewandowski nuk thyen dot rekordin e Ibrahimovic

Prezantimi te Barcelona, Robert Lewandowski nuk thyen dot rekordin e Ibrahimovic

16:29, 06/08/2022

Robert Lewandowski u prezantua të premten zyrtarisht si lojtar i Barcelonës.

Sulmuesi polak u prezantua para tifozëve në “Camp Nou” dhe fakti që hyrja ishte falas, pritej që ky të ishte prezantimi më i ndjekur ndonjëherë, por nuk ndodhi.

Te Barcelona rekordin e ka Zlatan Ibrahimovic, si futbollisti më i ndjekur në prezantim te katalanasit.

60 mijë ishin të pranishëm në prezantimin zyrtar të sulmuesit suedez, teksa në prezantimin e Lewandowskit ishin të pranishëm 59,026 tifozë.

33-vjeçari tregoi disa aftësi mbresëlënëse me top në prezantimin e tij.

Megjithatë, ato nuk ishin diçka për të cilat ish-sulmuesi i Bayern Munichit njihet.

Robert Lewandowski më shumë njihet për gola, çka edhe presin tifozët e Barcelonës këtë sezon nga ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco