Alexis Sanchez ‘bën gati valixhet’, Interi i jep 5 milionë euro dëmshpërblim

Alexis Sanchez ‘bën gati valixhet’, Interi i jep 5 milionë euro dëmshpërblim

17:44, 05/08/2022

Alexis Sanchez nuk stërvitet me Interin, duke dhënë një tjetër sinjal që prishja e kontratës mes palëve është vetëm një formalitet tashmë.

Sulmuesi kilen nuk bën më pjesë në planet e zikaltërve, që janë gati t’i japin 5 milionë euro dëmshpërblim për prishjen e parakohshme të kontratës.

Ndërkohë, e ardhmja e Sanchez me shumë gjasë do të jetë në kampionatin francez te Marseille, pasi palët kanë një marrëveshje paraprake për një kontratë 2-vjeçare me pagë rreth 3 milionë euro në sezon.

Sa përket merkatos në hyrje, zikaltrit duket se kanë zgjedhur edhe emrin që do të afrojnë për të kompletuar mbrojtjen.

Bëhet fjalë për 34-vjeçarin Francesco Acerbi, cili është izoluar te Lazio, në pritje të transferimit.

Menaxheri Acerbit ka qenë pasditen e sotme në zyrat e Interit, ku ka hedhur bazat e transferimit, teksa mbrojtësi mund të veshë fanellën zikaltër për një shifër prej 3-4 milionë eurosh, duke parë moshën dhe faktin që te Lazio është i padëshiruar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco