Zyrtare/ Chelsea siguron shërbimet e Marc Cucurella-s, ja detajet e kontratës

Zyrtare/ Chelsea siguron shërbimet e Marc Cucurella-s, ja detajet e kontratës

15:24, 05/08/2022

Është fundi i një telenovele që trazoi ujërat në merkaton e Premier League. Marc Cucurella është lojtari më i ri i Chelsea-t.

Këtë e ka bërë të ditur klubi anglez në faqen zyrtare, duke sqaruar se ka arritur një marrëveshje parimore me Brighton për blerjen e mbrojtësit të ri, që do t'i kushtojë bluve mbi 60 milionë paund.

Image

"Pas raportimeve të shumta të mediave këtë javë, ne mund të konfirmojmë se është arritur një marrëveshje me Brighton për kartonin e Marc Cucurella. Lojtari ka nënshkruar një kontratë gjashtëvjeçare me Chelsean” , mund të lexojmë shkurtimisht në njoftimin për shtyp nga klubi londinez.

Një produkt i La Masia-s

Pas pesë vitesh në qendrën stërvitore të Espanyol, Cucurella ra në sy të Barçës, e cila e prezantoi atë në Evropë me U19 duke marrë pjesë në Ligën e të rinjve (13 ndeshje) përpara se të linte gjurmë në ekipin B të Barçës (54 ndeshje, 1 gol dhe 8 asistime) teksa luajti minutat e para profesionale në Kupën e Mbretit (7 min kundër Murcias).

Jashtë planeve të drejtuesve katalanas, ai u huazua te Eibar dhe Getafe, të cilët vendosën ta mbajnë për 12 milionë euro. Ishte në klubin periferik të Madridit që ai bëri emër në një sezon përpara se të zbulonte Premier League me Brighton. Në një vit, 24-vjeçari ka treguar shkallën e talentit të tij në fanellën bardheblu dhe kështu ka tërhequr vëmendjen e klubeve të Premier League. Manchester City i Pep Guardiolës kishte shfaqur interes, por në fund ishin blutë e Thomas Tuchel që siguruan shërbimet e tij.

Image

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco